Çaste poetike me poeten;-Xhuljeta FERRAJ

Më kërko tek gabimet e tua..
——————————————
Nëse nuk më gjen afër vetes sot,
Më kërko tek gabimet e tua dikur,
Aty do të më gjesh i penduar në lot,
Mes dhimbjesh i kërrusur si fëmijë a burrë?…
Do qash ditë e natë me dënes,
Me gotën e rakisë në dorë,
Por mos më thirrë për ndihmë në mëngjes,
Se unë nuk të shpëtojë dot.
Ja kështu kërruset njeriu pabesisht,
Me gabimet e veta që rëndojnë mbi shpinë,
Pastaj fajëson të tjerët me gisht,
Dhe fshihet në guaskë si kërmill.
/QendraPress/