Çaste poetike me poeten: Xhuljeta FERRAJ

Shpirti im binjakë.

———————————

Të kisha pritur për një kohë të gjatë,

Oh shpirti im i bukur binjakë,

Asnjë nuk e kuptonte zemrën time të plagosur,

Të gjithë ishin mashtrusa të vrerosur.

Ti arrite ti lexoje sytë e mi pa folur,

Çdo dhimbje , që fshihej aty e lodhur,

Më the : Të dua për grua !

Një natë kur buzët ishin tharë e zhuruar.

Më dhe ujin e jetës dashurin,

Më the :Gjë tjetër s’kam veç shtëpin,

Do vi të mar nuse me kalë të lartë,

Ti mos u mërzit nëse s’vi me “maserat”.

Lotët e mi u ndalën kur të njoha atë natë,,

Dhimbja jote, kuptoj dhimbjen time për fatë,

U preha në shpirtin tënd të bukur,

Aty gjeta botën time që dikur kisha humbur,

Të besova si fëmija babën e vet,

Kur e mer per dore dhe nuk ndjen siklet,

Më the : Mos ki frikë më ke mua!

E shtrenjta ime, te dua për grua.

/QendraPress/