Çaste poetike me poeten; Zaide NOKA

Diçka nuk shkon
——————————–
Një zog i vogël
Trandet në telat e shkapërderdhur
Me këmbkat e vogla
Ra,nuk ra!
Ra ,nuk ra!
Numëroj ecejaket e tij
Fluturo, fluturo!
Ke flatra
Lodh,e shoh se lodhur je
Diçka nuk shkon
Përsëri ecejake
M’u mbërthye mendja
Vetëm te ky zog
A thua po kolovitet
Në fijet e mendjes sime
Apo vetë unë
Ushqej kolovitjen ?
www.QendraPress.com/