Çaste poetike me poeten;-Zaide NOKA

Simfoni e rrallë
————————————
Spektatore e vetme jam
Para plepit përballë
Era me çdo gjethe të tij
Luan simfoni të rrallë
Nuk harron të më trazojë
Lëmsh e bën shpirtin tim
Eh ç’melodi i jep çdo gjetheje
Gati po më lë pa frymë!
Zili e ka çdo muzikant
Notat muzikore s’mund t'”i marrë
Eh,ç’simfoni më dha,
Era me plepin përballë!
/QendraPress/