Çaste poetike me poeten;-Zaide NOKA

Fryma e fjalës
———————–
Poezia ime
Frymë e fjalëve
Merr ajër metaforash
Çdo shkronjë pulson
Në hapësirat e padukshme
Lëviz vargjet e heshtura
Mbjell jetë
në zemrat e humbura.
Në çdo varg jeta pulson
Fjalët zgjojnë emocionin,
Mbjellin jetën .
Fjala frymon
Ndaj mbetet e përjetshme…
/QendraPress/