Çaste poetike me poeten;-Zana PIRA

NËPËR TË PUTHURAT E MIA TI NOTON

———————————

Ti e di fare mirë

Që unë isha ajo princesha

E Lules së blertë

Me kurorën kristalore

Mbi kokë

Kur të shpëtova nga vdekja prej shigjetës

O Princ

Përderisa pena ime

Zhvishet deri në gjunjë

Çuditërisht

E tërê Antika mbretërore

U sëmur

Nga shuplaka ime

Për një çast

Më bëri ftesë

Përrallore

Odisea për në Itakë

Ah sa e lodhun mbeta

E lodhur

Në gjysmë

Të udhës

Derisa ti ishe i robëruar në pasqyrë

Dhe vazhdoje udhëtimin tënd të hidhur

Me gjakftohtësi

Duke më kërkuar i përvuajtur

Nëpër të puthurat e mia

Ti o Princ

Noton e noton dhe ma fshin

Lotin me gjuhë!

/QendraPress.com/