Çaste poetike me poeten;-Zanë MALI

KUSH TË MË THOTË: TË DUA

————————————————

Tërë ditën

zërin tënd të ngrohtë desha ta dëgjoj

Prita një fjalë a një varg

i dashur

fjalët e botës i përpiva në pritje

e pos pritjes asgjë s’u shfaq

Brenda katër mureve strukur

pa frymën tënde

as akrepat e orës nuk lëvizin

Kush të më thotë: të dua …

/www.QendraPress.com/