Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Për ç’do natë e prita agun

————————————-

Si me naze ty të pashë

N’shetitore në t’bukurin qytet

Desha dorën më ta dhanë

Seç me ndali zemra e shkretë

Shoqet deshën të t’mashtrojnë

Mua t’mjerin t’i mos me m’pa

Rrugen morën ta lakojnë

Mbeta i ulur n’lot i larë.

Sa herë zemra per ty rrahu

Sa herë shpirti për ty u dogj

Për ç’do natë e prita agun

Veç edhe njëherë ty të t’shoh…

/QendraPress/