Çaste poetike me poeten:-Zoica Gjolla POPI

SHPRESË NË VETËTIMË

—————————————–

Me urinë e shpirtit të erdha pranë

në mal të gjithin, latuar në mall,

unë s’di të qaj kur s’duhet,

unë di të qesh pa qarë

në një fjalë lënduar

në rëndesë pa faj.

Merrma në dorë shpirtin

eja… ta kam falur!

Gëzoje një çast sikur e pa fjalë

nuk kërkoj mëshirë

por në ikona flakë në vaj

pëshpërit në zë lutës

duamë…kuptomë… siguromë…

asgjë padashur s’ka për të ngjarë!

Se nuk shuhet një zjarr

në ujëra të bardhë

si s’ju vika flaka…

pika që s’i ra!

/QendraPress/