Çaste poetike me poeten:-Zoica Gjolla POPI

LOTI I NJË BURRI

—————————–

Mos e përflisni lotin e një burri…!

Në sy të trishtuar

qerpikëve të dendur

kyçur në sekretin e shpirtit…

Ai lot

në dhimbjen e lumturimin

e dashurisë së verbër

rrëshqiti në faqet

e së bukurës së dheut

I shtrydhur nga rëndesa

e peshës së heshtjes

nga dendësia në nxehje

takim ftohje

në membranën e sedrës së vrarë

Oi oi …

lindi djalë pa faj…

në fatin e shpresuar…

Mbahu bre burrë

kur qan fshehurazi!

Zgjove një serenë

në shkumëzim dallgësh

Lodrim valësh…

Në zhdërvjelltësinë e saj

po e mban në duar lutjesh…

S’u shkrika kripë e tij

në oqeanin blu

në pafundësi thellësish

në zhgënjim misteresh

në rubin mbetsh

për t’i rezistuar shpirtit të gruas!

/QendraPress/