Çaste poetike me poetin;- Zymer H.HALITI

PËR KËTË VEND
———————————-
Për këtë vend dikush bëri shumë
kontribuoi natë e ditë pa reshtur
pyes:Çka bëre Ti ,e çka bëra unë?
e disa… vazhdimisht kanë heshtur
Për këtë vend dikush dha dhe jetën
që populli i lirë të jetojë me lumturi
pse dikush njëherë…se pyeti vetën
a bëra një veprim unë për këtë Liri ?
Dikush dje e dikush sot ende punon
për të mirën e popullit dhe të vendit
por,dikush sikur me qëllim po harron
se sa obligime kemi sot ndaj atdheut
Mos hezitoni,mos kurseni për Lirinë
kujtoni dëshmorët tanë nëpër mote
çmoni këtë tokë Dardane Pavarësinë
dhe kujtoni:kjo është toka shekullore
Sa shumë luftuan,vdiqën heroikisht
por…,lirinë s’patën fat që ta gëzojnë
e t’gjallët a po veprojmë shqiptarisht
apo të djeshmen, sikur po harrojmë!
/QendraPress/