Çaste poetike me poeten;Ajete POVATA

Për dore heq zvarë natën…

——————————-

Provuan

 Por kënaqësitë s’mateshin me kandar

Ndjesitë u varën n’qerpik

Qëndruan pezull

Sytë kullotën bulevardin

Truri u mbërthye në heshtje…

Dhe

Armët i’u dorëzuan vetullave kibernetike

Ndonëse fatin e pushtuan me duar

 Ajo humbje ndër mend të bie…

Për dore heq zvarë natën

 Dëshira e mban ngrohtë shpirtin

 E zeza ulërin si e çmendur

Nata shtrihej dendur

 I zbrazët dhe ftohtë udhëtimi i ri…

/www.QendraPress.com/