Çaste poetike me poeten;Albina CEKA

EJA TI NË SOFREN TIME!

—————————————

Lotët e jetës së cunguar,

nëse vërtetë i ke provuar,

të ftoj, ulu n’sofër me mua!

Ta dish,kemi për t’u kuptuar.

Nëse ëndërr ti ke një dorë,

që kokën jo s’ta ledhatoi,

e një puthje s’ta dha kurrë,

bujrum! Eja n’sofër tek unë!

T’hamë trishtim e t’pimë lot!

Për atë që s’e kthejmë dot,

t’shkruajm’ e të thurim këngë,

sa e rëndë jeta pa nënë.

Se boshllëk ti ke në zemër!

Eja, ulu në sofrën time!

Lotët bashkë o t’i trazojmë,

Zoti drejton rrugën tonë!

Eja ,eja ti në sofrën time,

ti jetim, pa nanë, pa babë!

Një mijë jetë ne me i pasë,

ky boshllëk nuk del jashtë

Eja, eja ti në sofrën time,

të tretemi në lotë e kujtime,

pa harruar se jeta ka gëzime.

Ka lule, flutra dhe premtime …

Eja, eja ti në sofrën time!

Ëndrrën tënde gjen tek unë.

Gjen lotë, vuajtje pa cak,

si nanë e babë jo s’ka sak!

Të ftoj, eja në sofrën tonë!

Ke për të kuptuar shumë.

Engjëjt si yje na vështrojnë,

dyfish kemi forcën tonë

/www.QendraPress.com/