Çaste poetike me poeten;Alma Gjelaj SHKOZA

O atmosferëve zjarrte
Te lutem behu kitare
Gjej rimën ne këto fjale
E krijo një poezi
Me gishtat e saj ngadalë
Ti te luadh një melodi
Qe tani është thare
Dikur ish e gjelbëruar
E mbite kishte nje ujvarë..
Po kur malli thahet
E lotët shterojnë
Ne krahët e një zogu
Te gjithë mbresat shkojnë
Ndoshta sdin çfarë duan
Ndoshta me mungon
Ndoshta shiu qe bie
Nostalgjinë po ma shton…
Ndoshta jam e dehur
Ndoshta e pa dehur
Përpara me një gote vere
Nga pas një qyp i fshehur
E di jam e dehur
Dhe zemrën e kam rrethuar
Me zinxhir çeliku…
Zor për te shpëtuar
Por jo nuk do të dorëzohem
Me shumë do të përpiqem
E po rashe përtokë
Zvarrë do të tërhiqem
E kur te me vije fundi
Qe jo me s do të vuaj…
Letra ka mbaruar
Shiu ne dritare
Me shumë ritmin shton
E zhubrosa letrën
E nxora ne shi
Me bojën qe po zbehej
Po hikje edhe ti…!
/www.QendraPress.com/