Çaste poetike me poeten:Bahrije Qerimi Spanca
Vjeshta
———————–
Sot dukesh e bukur shume
Gjithçka te zgjon mall
Sikur te pikturoja unë
Me shkëlqimin si ar.
Kam mbledhur lloj-lloj gjethesh
koleksion,si një peizazh
nga kjo vjeshte t’i kem peshqesh
s’mund t’mi thaje asnjë maraz.
O vjeshte sa e sa here
Shkove e u ktheve
Si rërë lëvizëse pa u ndjere
Sa here o vjeshte
I lave sytë e mi
Si Jolta qe lahet,
nga deti i Zi.
Përherë o vjeshte,nga unë,
diçka rrëmbeve
Një grusht bryme për hua,
mua ma ktheve.
/www.QendraPress.com/