Çaste poetike me poeten;Barie ÇUPI
Ej, njeri…
—————–
Ej, njeri,
je një gjurmë e përkohshme,
ëndërr ngatërrestare,
kur hap sytë e zgjohesh,
nën hijen tënde skllavërohesh,
lirinë ta dhanë borxh sikurse dhe frymën,
paqen mos e kërko në dyshimet e tua,
jeta është zinxhir që s’ka fund,
përsëritës jemi,
si thua?
Ej, njeri,
në të njëjtën pasqyrë u pamë,
deshëm,urrejtëm,
përse u vramë?
Kjo erë që qan e flet ku po na çon,
zëra urtësish,mbushin librat,
udhët janë pakthim,
bota rrotullohet,as pret,as ndalon.
Për çdo pyetje nuk ka përgjigje,
e vërteta është thjesht dhuratë,
një trill,një enigmë,
një mister i fshehtë,
një vallëzim i trazuar,
e ti sundohesh lehtë,
je qenie e brishtë në univers,
pyete veten,
ky shpjegim a mbaron,
sfida ç’të tregon,
natyra krijon,
shkatërron,ndërton,
yjet bien qetë,
vdekja i mbyll dhe i harron.
Ej,njeri,
i shpirtit tënd të përvetësuar,
thjesht duke dashur,
do ndiheshe më i plotësuar,
mendo sikur më “i vogël” të ishe,
ekzistenca jote,e ka një peshë,
por mund të mos ketë përgjigje.
/www.QendraPress.com/