Çaste poetike me poeten;Barie ÇUPI

Qasja…

———————-

Ti ishe i domosdoshëm për mua,

kalim i saktë i një ditë të keqe,

që unë të ndieja rëndesat më mirë,

dhe pastaj të bija lehtë si asnjëherë tjetër,

qasje e re,në rrugë të vjetër.

të bija në harmoni me dritaret e mia,

me shpirtin e krisur e të lodhur,

përrenjsh piva ujë e mbeta pangopur,

sa në një rrëkajë,në një shkëmbore,

pashë sy grabitqarësh,

pështyma laraskash e gojë grifshash,

bota qeshej e përqeshej si “gore”

unë çdoherë e sertë me kohën time,

me logjikën time,

dukur si ashkël e hedhur,e ngrirë,

me mendimin tim më të mpirë.

ndërsa ti prapësinash,

më zhbirove çdo virtyt në kokë,

as retë,as mjegullnajat,

horizontin dot s’ma zunë,

as xhamat e as kishat lutjet s’mi përzunë,

sa fytyra m’u kthyen në mirazhe,

sa ëndrra m’u bënë iluzione,

vetja ime oqean,

pasioni sa një pikë loti,

prapë njerëzit duke çmendur njëri-tjetrin,

se di në do çmendet Zoti.

/www.QendraPress.com/