Çaste poetike me poeten;Blerta BASHA

Syri pikon mall!

—————————

Eh ky syri im, pikon mall mërgimi,

Mall që djeg në zemër, djeg edhe në shpirt,

Malli i vendlindjes vuan gjithë njerëzimi,

Mall që derdhet syrit, gjurmët mbi qerpik.

Sa nënat kanë derdhur lotët për të bijtë,

Që i morën rrugët e dyerve të botës,

Pse Zoti kaq kohë s’na kishte të tijtë,

Në fund detesh ngelën, duart po i bien kokës.

Nënat sot të plakura, një botë e vetmuar,

Lotët janë derdhur pragjeve të shkretë

Kur do vini prapë o bijtë e uruar,

Nëna nuk është lis, nuk ka dhe shumë jetë.

Ah bijtë e nënës na sosi ky mërgim,

Plaga vret një zemër, e shpirt, gjithashtu

U lodh shpirti plakur, vetmi e trishtim,

Syri pikon lot malli rrjedh për ju!

/www.QendraPress.com/