Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE
E KALTËR
—————————————-
Mbështjellën pesimiste e bëra
copë e çikë në atë
ditë me shtëllungë resh në gri.
Megjithëse brenda trupit akoma n
dihej fuqitë të shterojnë.
Herë më vjen një forcë shpirti,
Si gjaku yt, brenda meje të vlojë.
Në gjoksin tim si në një harpë
ndihet zëri yt melodioz.
Buzët e tua të kuqe palosen
mbi të miat ngjiten.
Bëhen petale trëndafili, shiu i bekon.
Mbi lëkurë vijnë ca rreze dielli,
Ndihej mollëzat e tua trupin të më përshkojnë.
Rehatohem, rënë çmendurisë së Bukowskit!
Betejës me ethet nuk ja gjeta dot fundin,
vërshojnë thellë e më thellë si një mot i ftohtë.
Debulesa shpërthen retinës së çngjyrosur të syrit,
brishtëzuar imunitet.
Më thanë se ti linde nga valë e detit,
me jod plagët mjekon.
Bekim i ardhur prej perëndive,
brigjeve të tua tashmë lundroj.
Sipas Gi De Mopasan të përshkruaj
Zonja e bukur!
Zonja e veçantë!
Apo,..
Shpresa ime e kaltër!
/www.QendraPress.com/