Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE

NUK PENDOHEM
———————————
Mos u habit që po largohem,
pa marrë me vete asnjë kujtim.
Përplot po e lë shtëpinë
veshur nga duart e gjaku im.
E di, s’ do të më kërkosh më,
As si shërbyese, as si dashuri!
Ti njihje veç lojërat e fatit,
mjerimit të shpirtit i ngrije dolli.
S’ do të gërmoj gjethet e vjeshtës,
Që u bënë pleh nga stina në stinë.
Dhimbjet di ti gropos thellë tokës
Bisqesh të reja të ndërtoj lumturinë.
Nuk u pendova kurrë për ikjen.
Të shkoja më parë, dot’ ish më mirë.
Tani ngjis një nga një shkallët e jetës.
Që ti mi zbrisje pa pikë mëshirë!
/QendraPress/