Çaste poetike me poeten:Bujana MALAJ
BANË QYLERIN MBI NJË FERRË
———————————————
Në një ferrë bora kish shkri
zog i vogël tuj këndua
sheh një lule kishte mbi
athue zot ka çel për mue.
Rreth e rreth zogu cicëron
pret sa lulja pak të rritet
sipër saj për ditë këndon
nuk len lulen të mërzitet.
Bora shkrin dhe n’ferrat tjera
e zanë lulet duke çel
zogu thotë po vjen pranvera
manushaqe e çelun n’ferrë.
Manushaqe lule vjollca
midis borës synin nxjerr
i gënjen çuna e goca
kush përpara lulen merr.
Era e lules seç e dehu
zogun tuj këndu në ferrë
zogu lulen e rrëmbeu
nuk pres dot deri n’pranverë.
Midis ferrës u kryqëzuan
zogu merr lulen e vet
o sa shumë u dashuruan
edhe n’ferrë filluan jetë.
Pra dashnia i zbut gjëmbat
sikur trandofili n’vesë
edhe zogu deshti lulen
ban qylerin mbi një ferrë.
janar2025(6)
/www.QendraPress.com/