Çaste poetike me poeten;Dorina Dhe POEZIA
Kujtimet i grisa,i bëra copë copë,
—————————————-
imazh i trishtë tepër i çorientuar,
akrepat e orës lëvizin ashtu kotë,
lëvizin gabimisht,në drejtim të gabuar!
Historinë e vulosa,në fortesën e përjetësisë,
përballje konfuze,enigmë në ironi,
doja të frymoja për hirë të fantazisë,
ishte ndjenjë kalimtare,pa pikë dashuri!
Dilemë abstrakte,të qesh a të qaj
e zhys kujtimin,në paqe të jetoj,
e lashë dashurinë dhe kapricot e saj,
ky çast i çuditshëm tashmë mbaroi!!
/www.QendraPress.com/