Çaste poetike me poeten;Drita DEKAJ
Dita bëhet pranverë
————————-
Ditët janë të ndryshme
Po dhe njerëzit. ndryshojnë
Sot ishte ditë e bukur.
Kafen po shijojmë.
Në lokal te qytetit.
Ndaluam të pimë kafe.
Tu fol e tu qesh.
Ndërruam dy-tri llafe.
Kështu është ndertu jeta.
Shoqëria ka vlerë.
Kur shkojnë mirë dy veta
Dita bëhet pranverë.
Në kafene kur hyn
thonë s’ka rëndësi pagesa.
Me rëndësi është personi
T’jet njeri me vlera.
Dhe kështu bëmë sot
Ne të dyja bashkë.
bëmë muhabet.sikur njohja jonë
ka kaluar shumë vjet.
Faleminderit mikja ime
Ishte kënaqësi.
Zoti ti shtoftë të mirat
E t’bekoft me familje ty.
Përsëri do takohemi
Kur të kemi mundësi.
Shoqëria e pastër
Ka vlerë e është flori.
/www.QendraPress.com