Çaste poetike me poeten;Drita Kosumi SYLA
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/06/drita-kosumi-syla.jpg)
Fjala e poetit
———————————
Ai e nis udhëtimin me shpatën e mendimit
Kohës për t’i dhënë ngjyrë
Fjalën e shenjtë e ka armë të qëndresës
Stuhitë nuk mund ta rrëzojnë lehtë
Rrënjët i ka në shpirtin e tokës se vet
Të gjitha dashuritë ia falë paqes
Veç të frymojë bota në frymën njerëzore!
/www.QendraPress.com/