Çaste poetike me poeten;Drita Rubjeka Zeneli

Jam grua

( Për të gjitha gratë)

—————————–

Jam grua,

Jam vargëzim poetik,

Jam gjithësinë,

Vyshkem e lulëzoj sërish,

Jam shumësi planetësh,

Rrezoj,

Dhe ngrysem,

Jam shumësi motesh,

Nuk i fsheh,

Edhe plagët,

Edhe gabimet,

Zhgënjimet,

Gëzimin ma lexojnë sytë,

Jam e papërsosur,

Në portret,

Ne trup,

Por jam e bukur,

Jam grua,

Rrahjet e zemrës kam mentor në hapat e jetës,

Kështu dashuroj,

Çfarë dua më shumë?

Jetën,

E lind vetë,

Në dashuri që dhemb,

Në dashuri qiellore,

Që dritojnë kryevepra,

Jam grua,

Më e bukura e tokës,

Sepse e gjithë toka është shumësi e imja,

Jam grua.

/www.QendraPress.com/