Çaste poetike me poeten;Ermira MEHMETI

Vetës

———————–

O shpirt i fshehur, në thellësi të qetë,

Ti që fsheh stuhi në dritë të vërtetë,

Një det me dallgë që kurrë s’ndalet,

Një zemër që di të dhembë e të falet.

Ti që ngrihesh kur bota rrënohet,

Në errësirë ti vetë dritë lëshohet,

Një luftëtar i heshtur, pa mburojë e pa armë,

Por me forcën e ëndrrës, në çdo hap, në çdo çast.

Ti di të bëhesh prush dhe zjarr të ndizësh,

Në rrugë të pashkelur pa frikë të ecësh,

Kur shpirti të rëndohet e jeta të ngushton,

Ti sërish gjen dritë, e vetveten mbron.

O shpirt i patrembur, në pasqyrë të shoh,

Një univers që diellin vetë e krijon,

Në çdo plagë një forcë e re për të ngritur,

Vetës të premtoj: s’do të lë të braktisur.

/www.QendraPress.com/