Çaste poetike me poeten;Fetije Jashari BYTYÇI
Amaneti yt rrugëtim lirie
/Kushtuar vëllait Dëshmor Ragip Jasharit/
——————————————–
Kur qielli kaltëron me dritë lirie
Shoh amanetin tendë si pasaportë
Për At-dheun tim të Arbërisë
E si ta mas mallin me aq shumë dashuri?
Kur amaneti yt u bë rrugëtim lirie
Për të dashurit e Kosovës e për
Minatorët që çelikosin vetë lirinë
Vetëm kujtimi për Ty,tani është një dritë
Që agon mbi lirinë, e ngadalë bënë histori.
E qiellin kaltëron e kaltëron vizioni i ardhmërisë
Malli i zbërthyer në krenari rritë atdheun
Më shumë se ajri,më shumë se buka e uji
Ylber paqe vezullon, e krenon kombin tim.
/www.QendraPress.com/