Çaste poetike me poeten;Florenca RADA

ATDHEU YNE,

SHTEPIA JONE E MADHE

————————————–

Për ty atdheu im i shtrenjte,

Kam shume gjera për te thënë,

Zemra te është copëtuar,

Për bijtë tënd qe janë larguar.

Zemra me dysh t’u nda

Për bijtë tënd qe ikën larg

I kishe rritur me buke thate,

Ikën, lanë c’d o gjë, nene e babe.

Atdheu im, o, Shqipëri!

Ti je një vend i vjetër Pellazgë-Ilir.

Ti je një vend evropian,

Por cmirrezinjte ,s’te kane lenë rehat.

Te kane vjedhur,te kane luftuar,

Toka te shumta te kane copëtuar,

Kane dashur te te mbajnë te nënshtruar,

Por ti gjithmonë me kokën lart ke qëndruar.

Flamurin Kuq e Zi te Skënderbeut legjendar,

E ke mbrojtur me gjak

Deri kur rilindësi Ismail Qemali ,

Ne Vlorën heroike,

pavarësinë e shpalli.

Atdheu im,shtëpia ime e madhe,

Vendlindja e mbare shqiptareve,

U larguam jetën për ta rregulluar,

Por po jetojmë ne vend te huaj.

Gjithmonë shoh ëndrra te shumta,

Te jetoj e lumtur ne vendin tim ,dua!

Fëmijët te përkundën dhe rriten ,dua!

Ne shtratin e ngrohte te krahëve te tua.

Një cope dhe, e marr me vete ,

Sa here shkoj e kthehem.

Ashtu mbështjelle ne duar e mbaj ,

I marr ere, e puth,te

heq mallin e madh.

Te dua ty Atdhe,

Bukuritë e tua t’i shijojmë,

Te flasim gjuhen tone,

Te prehemi ne shtëpinë tone.

Fl.(Kape-Kolami)Rada

/www.QendraPress.com/