Çaste poetike me poeten;Florida PLAKIQI

STOLITË E MALLIT
————————-
Pranvera i vonon zogjtë qiellit,
vargjet e poetit bëhen këngë, të therrin,
mu në shpirt që rri i ri, në Përjetësi,
veshur me petka të plakut që ndrinë në urtësi.
Zogjtë ngatërrojnë vallen në atë mëndafsh të kaltër,
dhe fluturat humbin nëpër sytha të vrarë,
nga dimri që vjedhë ditë e saj,
dhe malli që mbëshjellë kurmin,
koha që e shoshitë herë në vrraga, herë në uzdajë.
Stoli që këputen në erë,
dhe fati sërish në qafë t’i mbështjellë,
herë i jep shkëlqim nga sytë,
herë i qanë si plumba në grykë.
/QendraPress/