Çaste poetike me poeten;Katerina BARBIERI
Kosova
—————————-
Për ty Kosove sot du me shkrue,
për liri e për flamur,
gjaku për ty u derdh si përrue,
jetën dhanë ,fëmijë e burrë
Për ty shpirti m’dhem e m’flet,
për të shtrenjtën histori,
kah kërkoj e malli sm’tret,
nanë Kosove,nuk ka si ti
Ec kryelarte o kapedane,
mos u tut ,mos u frikso,
ngrije zanin ,s’je mjerane,
pavarësinë gjithmonë ti mbro
Xhamadanin ke mbi supe,
të jep forcë e të jep nur ,
për vatan e për liri,
jetën jep s’kursehesh kurrë
Çikat janë si lulja e mollës,
djemtë e pashëm e azgan,
bukurinë i shtojnë Kosovës,
punë e tyne ,si uragan
Shoh natyrën tane t’bukur,
bjeshkët e arta qelibar,
n’çifteli kanga dridhet si flutun,
nga Tetova n’Gostivar
Lule pjeshke e kajsie,
çikë Kosove ,vajzë Shqipërie,
janë dy motra përqafuar,
n’jetë të jetëve rrinë shtrënguar!
Katerina Veizaj 11.0.5.2024
/ww.QendraPress.com/