Çaste poetike me poeten:Kimete Osmani BEQIRI

Nuk e mohoj
———————————
Asnjëherë të vetme
Nuk e mohoj
Që më pëlqen
Të kujtoj e ri kujtoj.
Ndonëse vitet kalojnë
Begatohet padyshim nostalgjia
Hyjnë në botën magjike
Ndjenjat e mia.
Kur shikon thjeshtë
Një fotografi
Mund të flasësh pa u ndalur
Për çdo detaj, me përpikëri.
I bekuar na qoftë
Çdo moment që kalojmë
Pohojmë pa hezituar
Sikur në ëndërr, kjo jetë që jetojmë.
(IP)
& & & &
Stinë përrallore
—————————
Me shumë dashuri
Me t’veçantën krenari
Stinë përrallore
Lumturia na shoqëron prore.
I gëzohemi jetës
K’naqësia e së vërtetës
Jo rrallë herë së bashku dorë për dore
Sa na mrekullon stina vjeshtore.
Jetën e ndryshon begatia
Zemrat tona i shoqëron mirësia
Buzëqeshja përherë gëzon primatin
Me shumë mbarësi e paçim fatin.
Ju që na shikoni, me shumë mirësi
Zemra juaj qoftë e bekuar, me shumë dashuri
Një nga një apo të bashkuar
Sukseset tona, mos paçi të ndalur duke i numëruar.
(IP)