Çaste poetike me poeten;Kumrie Avdyl SHALA

VAJZA DARDANE STOIKE

—————————–

Delli i qafës kërcëllonte,

sikur pulës kur ia heqin kokën.

Zëri iu shtjerr pas sofres,

strukur nga tymi i barotit.

Buka e djegur, shkrum.

Plumbat shponin gjokset

e fëmijëve, nuseve, pleqve.

Çdo gjë e mori flaka

nga minahedhësit,

plumbat “dum-dum” e granatat,

të gjitha u shprazen mbi familjen e Bacës.

Një engjëll i Zotit e shpëtoi pas sofres,

që të mbetej dëshmitare për të gjallët.

Shqisat humbën ndjesinë

u mbyllën edhe veshët,

e sytë u hapën nga frika,

që të mos i afrohej dora

akull-famkeqe.

Aty, e strukur pas sofre,

mbeti fillikat

vajza me zemër hekuri,

që sot u bë hise e madhe

në tokën Dardane.

 /QendraPress/