Çaste poetike me poeten:Manushaqe Hoxha LAÇI

Të dua!

—————————

“Të dua” të them mes shiut të dendur

Nën qiellin e nxirë me re që rënkojnë.

Dashuria nuk fshihet, as rrinë e heshtur

Nëse zemrat njëra-tjetrën dashurojnë.

“Të dua” të them mes dallgëve të detit

Kur si pulëbardha mes tyre luajmë.

Dashuria është magji që s’vjen prej qiellit

Vjen nga shpirti dhe në shpirt e ruajmë.

Dhe në dritën e hënës të them:”të dua”

Kur yjet e përqafojnë natën me mall.

Me shkronja zemre në qiell e shkruaj

Është ndjenjë që brenda djeg si zjarr.

“Të dua” më shpërthen kudo që të jem

Ndonëse e them pa zhurmë e pa bujë.

Ndjenja e shpirtit është e gjerë, e thellë

Është jetë me diell, oksigjen dhe ujë!

Marrë nga libri im i dytë “Dallgë në male”.

/www.QendraPress.com/