Çaste poetike me poeten;Marigona ZEKAJ

DUAJ

——————-

Mos me fol nëse kam vdekur

Varrin s’dua të ma zbukuroni

Më duaj të gjallë pa lule e kurorë

Mos eja të varri të qash me lot!

M`duaj dëshirat sa s’ kam vdekur

E vdekur mos më thuaj

Që isha grua e hekurt

Ato fjalë të ëmbla

Që i qanë mbi varrin tim

M`i thuaj sa jam këtu

Me buzëqeshje shëron shpirtin tim

Mos kërko të ngritëm lartë

Se kurrë të gjallë s’me sheh

Dhe as s’do të flas

As lotët s’kam për t’i fshirë

Jeto me mallin e dhimbjes

Ndoshta do ta kesh më mirë

/www.QendraPress.com/