Çaste poetike me poeten;Matilda BROZI
Kërcej n’valle bashkë me zanat
E veshun nuse me petale t’bardha
Kangë mu ba tanë jehona e maleve
Si me kenë e fundit dasëm n’dynja.
Dasmorë mu banë krejt, Orë e Shtojzovalle
Kanë gzue me mue edhe dru e gurë,
Pajë m’kane dhânë tanë bjeshkt e lume
Qiellin nâlt ma kânë qendisë pëlhurë.
Tanë bylbylat kanë knu për mue,
Mbi krye n’kurorë thur m’kane dritë e diell
M’kane vesh nuse zanat e malit
N’derë t’9 malëve tuj m’përcjellë.
/www.QendraPress.com/