Çaste poetike me poeten;Mimoza Panahori XHINDI

Jeta ēshtë njē gënjeshtër
—————————————
Jeta, një rrahje e zbrazët fjalësh
Një rrethanë e ndarë me iluzion dhe hije
Prej shtatëngjyrshes fshihet fshehtësia e vërtetë
Një gënjeshtër e bukur, e përsëritur pa fund.
Në sy shpresat shfaqen si yje qesharake
Por nata fsheh boshllëkun nën petkun e dritës
Çdo premtim tretet në ajër si mjegull
Jeta, një dorëzim në një lojë pa fitues.
Ndërsa ëndrrat njollosen në thashetheme kohësh
Në sfond tingëllon heshtja e shpresës së humbur
Ku fjalët janë maska, dhe veprat hijenat
Jeta, një gënjeshtër që duam të besojmë.
Por në këtë mashtrim, ndodhet edhe bukuria,
Sepse vetëm gënjeshtra jep shpresë të jetosh
Që të vazhdosh, përtej botës së ngjyrave të venitura
Në përgjithësi, jeta është një gënjeshtër e ndritur dhe e pashpresē .
/QendraPress/