Çaste poetike me poeten:Mirela LIPO

TË QASH ATY KU TË FSHIHEN
LOTET..!
————————————–
Të qash në heshtje, kur s’të sheh askush,
kur dhimbja brenda bëhet peshë e rëndë,
e loti zbret si fshehurazi në gushë,
si fjalë që nuk nxirren dot nen zë..
Të qash brenda ku muret nuk. tregojnë,
ku drita e zbehtë t’i sheh gjithë plagët,
ku askush s’të pyet pse s’qesh më shpesh,
e askush s’të fshin ato lotët e lagët.
Të qash, jo se je e thyer .
por!sepse ke mbajtur shume brenda vetes,
Tani, në një cep të qetë e pa fjalë,
i lëshon ato lote , dhe shpëtimin ia beson netëve..
/QendraPress/