Çaste poetike me poeten;Selvete Dervishi – NIMANI

Skënderbeu
———————
Një burrë i madh për gjithë shqiptarë,
Me zemër prej guri, me shpirt luftëtar.
Njeriu i hekurt në kohë të vështirë,
Që ngjalli tek ne shpresë dhe dëshirë.
Për trojet e shenjta ai kurrë s’u ndal,
Shpata e tij u bë mal mbi mal.
Një figurë që kurrë nuk tretet,
Në zemrat tona përherë do mbetet.
Bëri bujë në çdo anë të Arbërisë,
Na mësoi ta duam me zjarr Shqipërinë.
Trimëria e tij në këngë do të rrojë,
Sa të ketë jetë, kjo tokë do ta thojë.
/QendraPress/