Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU
VETËM I IMI
—————————-
E xhelozoj hënën
që e shndrit
fytyrën tënde në gjumë
atë buzëqeshje
me ato buzë gjysmëhënë
i xhelozoj rrezet e diellit
që shndrisin
ballin tënd
atë buzëqeshje tënde
e cila frikohem
i takon tjetërkujt
SK, 03.11.2023, Prishtinë
/www.QendraPress.com/