Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU

MBYLLI SYTË
————————–
Sonte dua ti mbylli sytë
e gjumi nuk më merr
Dua të vijsh
në ëndrrat e mia
e ti nuk vie
Dua të jem
në gjirin tënd
e ti nuk je
Një dua ta them
shpirti më dhemb
ta ndjej
si merr frymë
afër meje
se si më merr në gji
Dua ta ndjej
ngrohtësinë e trupit tënd
aromën tënde
Dua ta dish
sonte ndjej
dhembje pa fund
Jastëkun e lagur
e rrotullova
nga lotët e mi për ty
Nuk dua të zgjohem
edhe një mëngjes
pa ty
Ishe ti që më the
“Mbylli sytë, e unë do të vij”
nëse unë nuk zgjohem
dua ta dish
për mua do të mbetesh
e para dhe e fundit
dashuri
/QendraPress/