Çaste poetike me poeten;Shahe RAMA
Zana e Malit
—————————
Një popull i lashtë, me traditë miqësore
Dikur fort i njohur, në këngë e folklore
Seç i ndodhë së fundmi, askush nuk e di
Thonë se Zanë e Malit i ka bërë magji.
Nga magji e madhe e Zanës së Malit
Sofrat janë copëtuar, konakët harruar
Fushat po braktisen, bujqit katandisen
Hapërdahen fjalë, për diçka të rrallë.
Bukuri e Zanës, plisat ka frikësuar
Diku në sirtarë, mbase janë pakuar
Lahuta e vjetër, në muze qyteti
Trilogji krijoi, për trima gërbeti.
Mbase erë e re, botën ka kapluar
Edhe për të mirë, diçka ka ndryshuar
Për magjinë e Zanës, një plumb në malësi
Paska nis të shkrihet – pak me vështirësi.
/www.QendraPress.com/