Çaste poetike me poeten:Shpresa DHIMA

YLLI I VETEM PËR MUA JE TI

——————————————–

Në ëndërrimet e mia hyre ti

Dhe në ëndrrat e mia mbete,

Meteor vezullues ndër agime

Impuls përherë rinor, ndër shtigje jete

Me ty unë u dashurova

Atë ditë të ftohtë dimri

Ti e ngrohe zemrën time

Në akullnaja të befta dimri.

U dashurova me sytë e tu jeshil

Me buzëqeshjen rreze artë

Me puthjen tënde mjaltë,

Që jetë i jepte , shpirtit tim

Duke ndjerë tënden ëmbëlsi.

Të kërkoja ty, dashuria ime

Netëve te gjata, mes yjeve flori

Me yllin më të bukur të krahasoja

Se për mua, ylli më i bukur ishe ti

Erdhe tek unë, ti dashuria ime

Ashtu siç vjen çdo dashuri

Ndërtove një urë me premtime.

Në ëndrrat e mia hyre , e zure vend

Se ëndrrat ne i bënim bashkë,

Ende pres të vish …

Pres tuat puthje e përqafime,

Përkëdhelje si lodra fëmijësh

Belbëzime që shushurijnë në vesh

Si një melodi kënge degjoj

Kur kaq ëmbël, ti më thua :-

Je e imja vajzë , të dua ,të dua.

Po’ ti nga unë ,shpejt u largove

Puthjet, përqafimet , harrove

Po unë ende të pres veç ty,

Zemrën time s’mund ta gënjej

Kur ende dua të të puth e ledhatoj

Të të përqafoj si kurrë më parë,

Dhe ty dashuria ime të them ..

Më merr në krahët e tua

E në gjoksin tënd të mblidhem

Dhe aty ,të fle, të fle…

Përse nuk më prite dhe pak,

Të thoja fjalët , që dot s’ti thashë

Lotët më binin mbi faqe,

Duart ngriheshin me pendim

Dhe trupi im i sfilitur priste,

Nga ëndrrat në agim , të zgjohej,

Që netëve ne i thurnim bashkë

Ikën bashkë me hënën tutje në xhade,

E në zemër zuri ndryshk pendimi.

Dua të qaj, të thërras ,e prapë të qaj

Qielli zërin t’më dëgjojë, deri në zenit,

Yjet jargavan mbi mua të zbresin,

Se unë ende të pres bashkë me agimet ,

E di , një ditë do të vish,

Derën do ta hapësh një mëngjes

Të më ndezësh prapë në zemër shpresë….

Shpresa Dhima @@

/www.QendraPress.com/