Çaste poetike me poeten;Valbona HOTI

Lumturinë e gjej kudo
——————————–
Lumturinë s’e kërkoj më larg,
ajo fshihet në detaje të vogla:
në erën që prek ballin në mëngjes,
në një filxhan kafeje mes qetësisë,
në një përqafim që nuk pyet për arsye.
Gjej dritë në sytë e mi, kur qeshin,
edhe pse kanë qarë gjatë.
Në hapat që nuk ndalen,
edhe kur rruga është e pjerrët.
Lumturinë e gjej në një faqe libri,
në vargjet që më thonë “ti je ende gjallë”,
në një lutje të heshtur, në një shpresë që s’plaket,
në përballjen me veten dhe buzëqeshjen pas saj.
Sepse kam mësuar ta kërkoj brenda meje,
dhe jo më në sytë e tjetrit.
Kam rilindur dhe tani,
lumturinë e gjej kudo.
/QendraPress/