Çaste poetike me poeten:Vilma NIKA

Ishte kohë për dashuri.

——————————

Dhe vjen një ditë kur kupton veten

kupton një kohë që shkoi tutje.

Atëherë kur iknin ditë-netët

ti planetare nëpër lutje.

E di sa herë, të shpie mëndja

tek përpëlitesh dallgë e jetë!

Nga pak pikon një plagë brenda

ti e mjekon me frymë e qetë.

Pastaj troket dyert zemërake vështrimet,

epshet me zjarrmi.

Kujton një mëndje fluturake

gjithmonë një kohë për dashuri.

Gjithçka tanimë nuk përshkruhet

si një ditar me fletët bosh.

Në dashurinë ku hiri ruhet

atje më gjej, në më kërkofsh.

/QendraPress/