Çaste poetike me poeten:Vita G. HALILI
BUZË DETIT !
—————————
Pres!
Ta shëtis vetminë,
e ta shpalos qetësinë.
I dola në pritë!
Rrezes së ngrohtë
për trupin e ftohtë.
Ia zura pritën!
Valës së qetë
në vjeshtën e nxehtë,
që me të ta laj trazimin.
Pres, dal në prita, …
Zë shtatë prita, lëshoj po aq,…
E deti valëvitet pa nda
Lan e shpërlan trazime
dhe u jep kuptim.
/www.QendraPress.com/