Çaste poetike me poeten:Zanë MALI

EPSHI QË FLET VEÇ ËMBËL

—————————————

Dera ime s’kyçet, është hark mishi që lëviz falë erës sate

kofshët hapen si portat e lashta të një faltoreje pagane.

Ti nuk troket, je stuhia që më shkul perdet e turpit,

më shtrinë mbi gacat e zjarrta ku lutja bëhet ulërimë.

Jam tempull i qenies që pret n’oxhak drutë e njoma

çdo dritare rrjedh dritë nga thithkat që pikojnë.

S’je mik, je hyjni që më zbret nga qielli në prehër

ku më rrëfehesh me gjuhë që pjek altarin nën kërthizë.

Fjalët tua janë rrufe që çahen thellë në mitrën e natës

më mbjell luleputhjesh hapësirës pjellore të trupit tim.

Nuk ka Zot tjetër, pos këtij epshi që flet veç ëmbël

përderisa çarçafë qajnë nga gëzimi kur prekë qiellin tim.

Hyr sa herë të të vijnë ato dallgë ndjenjash

nëpër token që nuk njeh ligje pos flakën që e dua.

Një zemër kam, digjet e nuk soset deri n’amshim

për njeriun që gjeti shpirtin e vet në shpirtin tim

/QendraPress/