Çaste poetike me poetin;-Abaz QENGAJ

sonte nën shi

———————–

pak para mesnate

nën pikat e shiut

u ndala

ndoshta në dritën e kuqe të semaforit

apo në kujtesën e një puthjeje

të vjedhur aty afër shkallëve të pallatit

unë s isha unë

tashmë ndodhi

ngjarja që ndodh nuk ç bëhët më

ma fala apo s’ma fale

lulja e kujtimit tim

s ‘do shti gjumë në sy

sonte

mbeta prapë

unë i vetmuar

nën pikat e shiut

në dritën e kuqe në rrugëkryq

e ti

sa shpejt u trete dikah

apo mos ishte

kjo vetëm një ëndërr

që s’ po më lë të flejë

21 nëntor 23

Hysen Zogjani

…në erë ta ndjeva zërin

s’u njohem atëherë

sot,

kur je i derdhur në bronz

zëri ytë

në erë

sjell kushtrimin e lirisë

e shtatorja jote

e ngritur te hekurudhat

po lidhë

përmes binarëve

trojet e ndara shqiptare

Hysen

ëndrrat e amaneti Ytë

u bën realitet…

/QendraPress/