Çaste poetike me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

PËRÇARJE
———————
Kur fjalët nuk maten dot
Ura e brishtë shpejt çahet
Buzëqeshjet ngrinë saora
E fajësia e lirë gjithë mbahet
E pavërteta mëton t‘jetë e vërtetë
Shpifjet kundërmojnë pa fund
Dimri në pranverë nis vallen
Dhe acari ngrin gjithkund
Dikush e mbjell farën e sherrit
Dhe na bën pikë e pesë
Kur shkruan me penën e huaj
Pa njohur pikë as presë…!
/QendraPress/