Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

MISIONARËVE TË DIJES
————————————
“Në errësirë do të ishte e zhytur bota
Pa dritën e ndriçimit tuaj
Pa përçimin e rrezeve të dijes
Bota do të ishte, si një planet i huaj !
Jeni ju ata që lulëzoni, pranvera e stinë
Zëri juaj dëgjohet dhe përmbi re
Misioni e dija juaj, shemb një botë të vjetër
Në themel të saj, ndërton një jetë të re” !
/QendraPress/