Çaste poetike me poetin:-Asllan MIFTARI

TË PANGOPUR E SHPIRTLIG

—————————————-

A di kush të thotë,

Ç’ po ndodh, në këtë të çoroditur botë

Shkatërrime, vrasje…, lumenj gjaku

Lot nënash pa fund…, lot…lot…lot !

A di kush të thotë,

Ç’ bëjnë këta të pangopur mesjetarë

Botës i kanë vënë zjarr e flakë

Botën kanë nxjerrë nga binarë !

A di kush të thotë,

Ç’ bëjnë këta të pangopur ziliqarë

Botën të ndajnë anë e anës

Në të huajën, të vetshpallen pronarë !

A di kush të thotë,

A do ketë qetësi ndonjëherë kjo botë

A do marrin fund lëndimet, vrasjet

A do pushojnë të nënave lot !

A di kush të thotë,

A do gjej nëna, foshnjën e saj të vrarë

Qoftë dhe një shenjë rrënojave

Sa për të derdhur, lotin përmbi varr !

A di kush të thotë,

A do lind ndonjëherë dashuria e vrarë

A do zbres një ditë Zoti nga qielli !

Të vë dorë, mbi këta shpirtlig kusarë !

A di kush të thotë,

A do lindin burra Dheu ndonjëherë

Burra që sjellin PAQE në këtë botë

Burra që fundosin, këtë realitet të nderë !

.

“Ndjesë për vargjet prekëse…..!

– Shkak realiteti…!

– O Zot ç’ po ndodh….”!!!

Copyright@Asllan Miftari

/QendraPress/